Rama i fiksuar me Shkodrën, do ta marrë me çdo kusht! Të përgjigjet për Valdrinin!

Analisti Fitim Zekthi, teksa komentoi zhvillimet e fundit në Shkodër, u shpreh ndër të tjera se, Valdrin Pjetri është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama, i cili duhet të japë llogari para shqiptarëve për reklamimin dhe mbrojtjen e kandidatit për bashkinë e Shkodrës.

“E ashtuquajtura zgjedhjet e 30 qershorit do të sillte këto pasoja derisa të kemi në ndryshim të kësaj situate. Pjetri, i mbrojtur nga Rama, drejtor i zotit Rama, rezulton i dënuar për trafik droge. Ai u detyrua të largohej nga ajo detyrë pasi e fshehu atë gjë. Gënjehu, mashtroi, edhe gjatë javëve që PD akuzonte, deklaronte se PD shpif dhe se do merrte detyrën. Thelbi aty është Rama. Është kokë e këmbë brenda. Ai e ka mbrojtur me forcë. Është Rama, nuk është Valdrini. Ka kryer diçka në rininë e tij dhe nuk e ka deklaruar siç e kërkon ligji.

PS në mënyrë të përdhunshme, si në qytete të tjera, mblodhi këshillin bashkiak. Bëri edhe diçka të turpshme duke i bllokuar financat bashkisë së Shkodrës. Nuk ekziston asnjë mënyrë përveçse me zgjedhje të reja në Shkodër. Kur të ketë një kryetar bashkie të ri ato zgjedhje duhet ta largojnë znj.Ademi nga zyra dhe asgjë tjetër.

Rama ka një obsesion me Shkodrën. Ai mendon se duhet ta marrë Shkodrën me çdo kusht. Zoti Pjetri është drejtpërdrejt përgjegjësi e Ramës. Duhet të japë llogari dhe të heshtë”, deklaroi Zekthi.

Syri TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...