Kanë kaluar gati 30 vite nga realizimi i një prej filmave më të dashur festiv nga të gjithë brezat. I vetëm në shtëpi !

 

Personazhi Kevin i luajtur nga aktori Macaulay Culkin, është i papërsëritshëm. Dhe këtë vit askush më mirë se vetë aktori 38-vjeçar nuk mund të rikrijonte dhe një herë skenat e një fëmije të vetëm në shtëpi.

 

Ka qenë projekti më i ri nga motorri më i madh i kërkimit, reklama për GoggleAssistant ai që riktheu në ekran, një nga personazhet më të dashur.

 

Google ka sjellë disa nga momentet kryesore të filmit. Atmosfera e festave të fundvitit nuk mund të vinte më bukur, ndaj shijojeni këtë reklamë !