“Gazetare në menopauzë”, Françeska irritohet me Anila Bashën

Portali “Newsbomb”, që administrohet nga gazetarja Anila Basha një ditë më parë publikoi një lajm me disa foto ku ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, shihej duke tymosur hashash.

Ndër të tjera në lajm theksohej se Françeska kishte prishur qetësinë e pushuesve më këtë veprim, pasi rreth e rrotull sipas “Newsbomb” kishte edhe fëmijë.

Një ditë pas publikimit të këtyre fotove, ka qenë vetë ish-banorja e Big Brother që i ka kthyer përgjigje portalit, duke iu drejtuar vetë gazetares Anila Basha.

Me anë të postimeve në Instagram, Jaçe e quan Bashën një gazetare dhe redaktore në menopauzë. Ajo thekson më tej se herës tjetër, kur të ketë në plan të tymosë, do ta thërrasë edhe Anilën, pasi sipas ish-banores së BB, gazetarja është në stres.

“Ja përse mund të tmerrohen pushuesit ose burrat e grave të shqetësuara….Pushime të mbara, relaksohuni njerëz, redaktore e gazetarë në menopauzë. Është fund gushti. Anila Basha, zemra, herës tjetër të ftoj dhe ty se e shoh që je shumë e stresuar,”– shkruan Françeska Jaçe krahas dy videove teksa ekspozon të pasmet dhe tymos sërish.

Në këtë postim, modelja ka etiketuar edhe gazetaren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...