Voltana ankesë ambasadorëve: Më kanë bllokuar lekët. Thesari: Të ka mbaruar mandati

Voltana Ademi shprehet se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta, mbi shërbimet dhe investimet.

V

Ajo i është drejtuar me një letër ministres së Financave, Anila Denaj, në dijeni edhe të ambasadorëve në Tiranë.

“Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre”, thuhet në letër.

Por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, Voltana Ademit i ka mbaruar mandati ditën e sotme, në orën 16:30.

“…sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”, thuhet në email- in dërguar Ademit.

Në përgjigje, Bashkia e Shkodrës thotë se nuk është Ministria e Financave ajo që gjykon për mandatin e kryetarit të bashkisë, ndërsa thuhet se për këtë veprim të paligjshëm do të vihen në dijeni autoritetet lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës dhe përfaqësitë diplomatike në vendin tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...