“Unë e bëra”, babai i Sabrina Lekajt pranon kri min, e ëma përlotet: I humba të dy

Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar se është ai personi që e ka vr arë të bijën. 49-vjeçari u paraqit në Gjykatë me anë të një video-telefonate nga spitali psik iatrik ku mbahet i shtruar dhe pranoi kri min e kryer.

Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vd ekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.

Shkak për vr asjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me pla gë të rë nda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.

Policia dy shon se shqiptari pasi ka vr arë të bijën, ka ten tuar të vr asë edhe veten, me th ikë.

Mamja e Sabrinës ka treguar për mediat vendase se Petriti nuk kishte qenë kurrë i dhu nshëm.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhu nshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes. Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është vik tima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhi mbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”- tha ajo.

Zonjusha Lekaj studionte për radiologe në Universitetin e Australisë Jugore. Familja Lekaj është me origjina nga Oblika e Shkodrës. Më datë 7 gusht, të ndjerës iu dha lamtumira nga familjarët dhe miqtë e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...