Qeveria ‘hakmerret’ ndaj Shkodrës, bllokohet funksionimi i Bashkisë

Sot Ministria e Financave dhe Ekonomise, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë së këtij qyteti.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Shkoder, e cila shton se kjo është bërë përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

 

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedent për qeverisjen vendore në Shqipëri, Bashkia bën me dije se i ka dërguar shkresën bashkëngjitur, shkresë e cila sipas saj, nesër do të mbërrijë edhe përmes shërbimit postar.

 

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me këtë letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin dhe për dijeni edhe mabasadës së SHBA-ve në Tiranë, duke theksuar se dëmi më i madh u bëhet qytetarëve.

 

Kryebashkiakja tha se është bllokuar konstruksioni Oblik-Alimetaj, janë bllokuar shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’, si dhe Dega e Thesarit nuk ka kryer veprimet me faturat. Ademi deklaroi se qeveria e ka nxjerrë Bashkinë Shkodër nga harta e investimeve. Ajo i bëri thirrje ministres Denaj që të tërhiqet nga vendime të tilla dhe të zbatojë ligjin.

 

“Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër.

 

Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre”, shkruan Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...