PROTESTA E PD, BARDH SPAHIA: TA HARROJNË MARRJEN E SHKODRËS

Me thirrjet ‘Rama ik’ ka nisur protesta e militantëve të PD në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie.

 

Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët e PD, mes tyre edhe Bardh Spahia, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë skenar por vetëm një protestë e qetë kundër konstituimit. Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave.

 

” Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajo të ngrinin zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkodrën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor.

 

Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë.” ka thënë Bardh Spahia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...