Dashi

PUBLICITET

Dita e sotme nuk do mjaftojë për të rregulluar disa cështje të lëna pezull, mos lejoni që situata momentale tju kthejë në impulsive. Nuk do arrini dot të rregulloni disa raporte. Konkluzioni, cfarë do që të bëni nuk sot nuk është dita juaj, lëreni për një cast më të vonë.

Demi
Mbase do ju jepet një mundesi e dytë për të rregulluar një cështje të cilën ju e doni fort. Mos lejoni që njerzit rrotull jush të ndërhyjnë në këtë cështje, pasi edhe pse pa dashje mund tju prishin punë. Është mirë që disa mundesi vijnë me vonesë pasi kështu i vlesojmë dhe më shumë.

Binjakët
Sot përpiquni të mos tregoheni tepër ambiciozë përkundrejt njerzëve që keni pranë, pasi ata nuk kanë në dorë asnjë gjë nga ajo që ju kërkoni. Nëse vërtet e doni këtë gjë, përpiquni ta arrini vetë, dhe jo duke i vënë para përgjegjsisë njerëz të tjerë.

Gaforrja
Gjithmonë jeni shumë të interesuar për atë cka ju rrethon, mbase më tepër se cduhet, prandaj nuk arrini dot të merrni vendime përcka të tjerët presin nga ju, por i lini në pritje. Kjo është pikërisht ajo që duhet ta ndryshoni, nuk duhet të lejoni që kurioziteti për atë cka bëjnë të tjerët të ndikojë në planet tuaja. Mbase është thjesht cështje kohe, deri sa dikush tja u thotë në sy,që e keni gabim.

Luani
Të gjitha mendimet tuaja sot do jenë të fokusuara te jeta juaj sentimentale. Pyetja se “pse nuk po funksionon” po ju lë pa gjumë. Ju këshilloj të jeni më liberalë. Kuptoni që privatësia është e shenjtë për cdo kënd. Prandaj sic ju e kërkoni, ofrojani dhe të tjerëve.

Virgjëresha
Sot do jeni të motivuar dhe plot energji, do jetë kjo një ndjesi shumë e mirë, por që fatkeqsisht do zgjasi deri në mbrëmje. Do filloni të reflektoni, dhe do mendoni cilat janë lëvizjet që duhet të bëni për tu ritur profesionalisht në pak kohë.

Peshorja
Sot do coheni që në mëngjes me idenë për të dalë nga rutina, jeni lodhur duke shijuar komoditetin që ju fal familja. Është momenti për të patur dicka tuajën. Nuk do dëgjoni këshillat e askujt, pasi vizioni juaj për të ardhmen është mëse i qartë.

Akrepi
Cdo herë që keni konflikte me dikë, rini orë të tëra ta sqaroni se pse ai e ka gabim. Kjo është dicka shumë e mirë dhe për tu vlerësuar, por duhet të kuptosh që jo të gjithë janë mësuar ti balancojën gjërat. Ka dhe nga ata që mendojnë që kanë të drejtë dhe pik.

Shigjetari
Cdo ditë e kaluar pranë njeriut që doni është një dhuratë nga zoti, prandaj mos rrini në ankth se mbase nesër nuk do jeni më kaq të lumtur. Lëreni veten të lirë pa menduar të ardhmen, qeshni, vraponi, lodroni. Kështu do merrni nga vetja më shumë lumturi se sa të tjerët mund tju japin.

Bricjapi
Sot shumë njerëz do përpiqen të vihen në kontakt me ju, si materialisht ashtu dhe shpirtërish. Por do jetë shumë e veshtirë, pasi sot ju nuk jeni për askënd. Duke u larguar nga të tjerët nuk ju bën e pandjeshem, por situatë në të cilën ndodheni ju bën që të rrini vetëm.
Njerzit që ju kanë për zemër, do ju kuptojnë më së miri.

Ujori
Sot i keni nxituar gjërat, në kuptimin që keni bërë një event më shpejt sec duhet, dhe në fund ai nuk del ashtu sic ju doni. Gjërat e mira bëhen avash avash, cdo projekt do kohën e vet, ashtu sikurse dhe në jetën sentimentale ndjenjat lindin ditë mbas dite, jo orë mbas ore.

Peshqit
Ti lësh të tjerët të grinden dhe ti të jesh spektator nuk mendoj se është ndonjë skenë e bukur për tu parë, prandja do ishte më mirë të ndërhynit. Sidomos nëse bëhet fjalë për cështëje familjare, nuk më duket e drejtë që dikush të lëndohet dhe ju të rini të qetë pa bërë asgjë.

PUBLICITET