Kreu i PD-së Lulzim Basha, përgjatë këtij muaji ka vijuar të jetë aktiv në rrjete sociale dhe herë pas herë edhe në dalje të drejpërdrejta në media.

Por Basha, duket se nuk po i merr parasysh kërkesat dhe sugjerimet e demokratëve, të cilët i shkruajnë në faqen e tij zyrtare, sa herë që ai reagon.

“Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm.

Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”, ka shkruar Basha një ditë më parë, duke listuar disa emrat të politikanëve socialistë që sipas tij janë të inkriminiuar.

Demokratët pajtohen me të në këtë pikë, por ia thonë copë që është bërë i pabesueshëm.

“Lulo dhe unë në një mendje me ty jam që ta shporrim Ramën…problemi qëndron se kë do vëmë kur të heqim atë palloshin e gjatë…se me ty dhe me Monën do biem nga shiu në breshër…

O lulo më ka ngelur fiksim një gjë…kur të thirri prokuroria si person në hetim për vjedhjen në Rrugën e Kombit pse s’vajte të paraqiteshe?

Dhe nje pyetje tjetër….ore di gjë Monës ju kthyen fëmijët nga Anglia që të marrin edhe ata pjesë në protestë si gjithë ne shqiptarët….dhe pyetja e fundit…ore ai i gjati e ka lënë mallin apo vazhdon… se të jep aluçinacione përdorimi i kokës…dhe bëni pakte të dy dhe ja fusni LSI pastaj”, i shkruan një demokrat Bashës.

Ndërsa të tjerë i bëjnë thirrje që të zgjohet dhe të mos vijojë me të njëjtat deklarata si dhe të largohet nga drejtimi i PD-së.

“Duhet të largoheni sa më parë nga drejtimi i PD, Lulzim. Më vonë do të jetë shumë vonë… “Mjerë ky popull që ju beson ju..Ti rri dhe numëro bëmat e këtij krimineli…Zgjohu nga gjumi”.

Janë këto disa nga komentet e demokratëve në faqen zyrtare të Bashës në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Bashës i është kërkuar llogari se përse për memorialin turk.

“Pse nuk dole në konferencë për shtyp për pllakën e sulltanit në qendër të Tiranës?”, i shkruan një demokrat, i cili ashtu si të shqiptarët nuk ka marrë përgjigje nga Basha për këtë çështje.