Pas muzikës, Bleona Qereti kërkon suksesin në një tjetër fushë që do ta bëjë super të famshme

Bleona Qereti po kërkon një tjetër sukses ndërkombëtar përpos muzikës. Këngëtarja shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë “Taryn Brown + Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe.

Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” se: “Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standardet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’”. Me sa duket, Taryn dhe pjesëtarët e tjerë të kompanisë, janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim.

Nuk është çudi që Bleonën ta shohim së shpejt pjesë të ndonjë show të famshëm në Amerikë. Këngëtarja ka treguar edhe një tjetër surprizë për fansat, që ka lidhje me një projekt muzikor të ri. Bleona ka paralajmëruar dhe një këngë të re, por nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër në lidhje me këtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...