Kush tha që djemtë nuk flasin për vajzat Ja çfarë thonë me shokët për të dashurat

Ky tekst është shkruar nga një djalë. Me të metën që është i huaj dhe kjo listë nuk do përmbajë shumë shprehje që përdorin mes tyre djemtë shqiptarë. Ai thotë që, edhe meshkujt flasin për vajzat, po kanë kodet e tyre.

 

Tjetër thonë dhe tjetër duan të thonë me të vërtetë. Por ata vetë mund të na japin kuptimin. Mëso çfarë thotë për ty, sipas asaj që mendon, siç e ka shkruar vetë ky njohës i mirë i marrëdhënieve me vajzat:

 

“Ajo është ok”

Çfarë do të thotë: Me shumë mundësi na pëlqen. Pse e përdorim: Nuk duam të diskutojmë detajet intime me gjithë shokët për një vajzë që e kemi qejf. Përdorimi në fjali: “Ajo është ok. Dolëm prapë mbrëmë.” Sinonime: “Ajo është e mirë”, “Nuk ka asgjë për të sharë”, “Gjithçka ok.”

 

“Më pëlqen”

Çfarë do të thotë: Na pëlqen shumë. Pse e përdorim: Ne gjithmonë jemi pak të rezervuar për të shprehur ndjenjat e vërteta, nuk duam ta themi hapur që na pëlqen shumë ajo. Përdorimi në fjali: “Më pëlqen. Ndoshta ia vlen kjo vajza”. Sinonime: “Ajo është fantastike”

 

“Është e lezetshme”

Çfarë do të thotë: Na intereson ajo. Pse e përdorim: Na pëlqen goxha një vajzë kur themi “e lezetshme”, megjithatë, ndoshta nuk jemi plotësisht gati ende për të përdorur, për të, fjalë si “seksi”. Përdoret në fjali: “Nuk e di tamam çfarë ka ajo, por është e lezetshme, kjo është e sigurt.” Sinonime: “Ka diçka të veçantë ajo”

 

“Ka personalitet të fortë”

Çfarë do të thotë: Ne mund të jemi duke komentuar ndonjë mangësi estetike të kësaj vajzës. Pse e përdorim: Jemi të interesuar për atë vajzë, për arsye përtej pamjes së saj fizike. Përdoret në fjali: “Nuk më bëhet vonë për pamjen e saj, ajo është femër me personalitet të fortë.” Sinonime: “Pamja nuk është e rëndësishme për mua.”

 

“Nuk më pëlqen në atë kuptim”

Çfarë do të thotë: Ne ose vlerësojmë miqësinë me një vajzë, ose me të vërtetë nuk e kemi qejf. Pse e përdorim: Nuk kemi dëshirë të keqinterpretohen sjelljet tona ose të krijojmë një përshtypje të gabuar. Përdoret në fjali: “Jo mo, po flisnim për punë, nuk më pëlqen ajo në atë kuptim.” Sinonime: “Jemi thjesht miq”, “Nuk është ashtu si kujtoni”, “Nuk më intereson ajo për më shumë se aq”.

 

“Thjesht kam nevojë të shkëputem prej saj ca kohë.”

Çfarë do të thotë: Një vajzë tjetër na ka rrëmbyer vëmendjen. Pse e përdorim: Kërkojmë një dalje të lehtë nga marrëdhënia ose situata aktuale. Përdoret në fjali: “Po, ajo më pëlqen, por nuk e di, kam nevojë të shkëputem nga ajo për ca kohë.” Sinonime: “Kam nevojë për pak hapësirë”, “Dua kohë të marr vesh çfarë dua.”

 

“E kam mbyllur me të, kësaj here për fare”.

Çfarë do të thotë: Ne do shkojmë direkt te shtëpia e saj sa të largohemi. Pse e përdorim: Sepse nuk duam që çunat të mendojnë që po biem në të njëjtin kurth. Përdoret në fjali: “Ajo më ka lodhur kokën. E kam mbyllur me atë, kësaj here për fare, betohem.” Sinonime: “Kaq ishte me atë”, “E kemi mbyllur, por nuk ka mbaruar.”

 

“Ajo thjesht nuk di çfarë do.”

Çfarë do të thotë: Por di që nuk na do ne. Pse e përdorim: Nuk mund të pranojmë refuzimin dhe duam ta fshehim sa më shumë të mundemi me histori të tjera. Përdoret në fjali: “Është kthyer me ishin prapë, ajo thjesht nuk e di çfarë do.” Sinonime: “Donte të ndaheshim”, “Kishte nevojë për të kërkuar shpirtin binjak.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...