Këto janë rrënojat e kësaj banese të cilat tre vite më parë rrezikuan jetën e kësaj 77-vjeçare, teksa një pjesë e shtëpisë u shemb në momentin që e moshuara ndodhej brenda në dhomë.

E moshuara Sabrije Semanaj me banim në lagjen “Mehaj” në bashkinë Malësi e Madhe jeton e vetmuar dhe me të ardhura të pakta për të jetuar. Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj shumë vite më parë jeta e saj u vështirësua edhe më shumë. Sabrija jeton prej 10 vitesh në errësirë.

Amortizimi I rrjetit elektrik e ka detyruar atë që të jetojë pa energji elektrike nga pamundësia ekonomike për të kryer riparime në rrjetin elektrik të shtëpisë. E moshuara thotë se rrezikon jetën në banesën e vjetër që mund të shembet nga çasti në çast,

77-vjecarja teksa apelon për ndihmë ndaj çdokujt që e ka mundësinë, thotë se dëshira e saj e vetme është që të shohë dritë në shtëpinë e saj dhe të ketë një ambient të përshtatshëm se ku të fusë kokën

Për të nuk kujdeset askush, ajo jeton e vetme dhe pa asnjë përkrahje ndaj ajo ka një apel për të gjithë që ta ndihmojnë për ndërtimin e një dhome të vetme, sa për të kaluar ato pak vite që I kanë mbetur

MIRSAD RAKAJ STAR PLUS TV