Dy radikalët e Shqipërisë vazhdojnë serinë e videove me fyerje për myslimanët

Policia e Shqipërisë ka shpallur urdhër-arrest për dy shtetas nga pjesa veriore e vendit, të cilët po bëjnë vazhdimisht thirrje dhe po fyejnë myslimanët shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

 

Në një video që është dërguar në adresë të Express, njëri nga ta shihet teksa përsëri fyerjet ndaj myslimanëve. Atyre u bën thirrje të mos e quajnë vetën shqiptarë por turq.

 

Policia e Shqipërisë ka dalë gjatë kësaj jave me një njoftim, ku bëhet e ditur se dy shtetasit me emrat Luigj Marku dhe Anton Zefi janë në kërkim.

 

Më tutje nuk ka asnjë njoftim nëse policia e di vendndodhjen e tyre, mirëpo dy radikalët po vazhdojnë që përmes videove të fyejnë e kërcënojnë shqiptarët myslimanë.

 

Ata thonë se do ua bëjnë ‘sic ua ka bërë shkau’ turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kalojnë pushimet në bregdetin rreth Shkodrës. /Express/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...