Bashkia Shkodër, Meta sinjal Ramës: Zgjedhjet në 13 tetor, mban përgjegjësi për skandalin

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk do nuk do të dekretojë datë të tjetër për zgjedhjet në Shkodër, veç 13 tetorit, pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit. Në një intervistë nga Kosova, Meta dha një intervistë për A2, ku pohoi se sipas ligjit për pushtetin vendor, Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë të drejtohet nga kryetarja aktuale, Voltana Ademi.

“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, tha Meta.

Sipas Kreut te Shtetit, rasti i Valdrin Pjetrit tregoi se duhet një hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shqiptare. “Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë”, u shpreh Presidenti.

“Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”, sqaron Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...