PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri që do të betohet pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve.

Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, ku rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje dr oge në vitin 2003.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...