Pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit, PS ka marrë një vendim për Shkodrën

Tërheqja e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, ka krijuar një turbullirë në Shkodër. Partia Socialiste ka marrë një vendim për bashkinë: nuk do të heqë dorë nga qyteti veriperëndimor.

Këshilli Bashkiak do të konstituohet, por kjo do të bëhet në datën 19 gusht dhe jo 21 gusht siç ishte parashikuar më herët. Shkodra do të vazhdojë që të udhëhiqet nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi, por me një këshill bashkiak me shumicë socialiste.

Që të mund të zgjidhet kryebashkiaku i ri, duhet që presidenti Ilir Meta të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në këtë Bashki.

Vetë kreu i shtetit nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa me dekretin e ri ka caktuar datën 13 tetor për zgjedhjet vendore. Nisur nga kjo situatë, shtrohen pyetjet: A do të kemi zgjedhje më 13 tetor për qendrën e veriut? A do t’i bindet shumica presidentit Meta?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...