Gaforrja

Mbrojeni zemrën tuaj nga Hëna e plotë, pasi ajo do të vendoset në shtëpinë e tetë, që është shtëpia e vdekjes dhe e rilindjes. Me kaq shumë emocione, në këtë shtëpi strategjike emocionet e tua do të bëhen akoma dhe më të mprehta. Kjo pasi ju do të jeni buzë një transformimi shumë të thellë që pritet të shkundë nga themelet jetën tuaj. Në këtë periudhë ju jeni në një proces ku nuk ju intereson asgjë, vetëm se ndjesia juaj nuk ngjason aspak me atë që po ju ndodh. Merrni kohën tuaj, gjërat e mira vijë dhe nga vuajtja.

 

Akrepi

Kjo Hënë e plotë do të ndikojë në shtëpinë tuaj. Ju do të shihni dinamikat e ngjarjeve në familjen tuaj shumë më qartë se më parë. Kjo do të bëjë që të dalin në dritë edhe konflikte të pazgjidhura, të cilat do të kërkojnë disa sqarime për tu finalizuar. Sigurohuni që të merrni kohë për veten gjatë kësaj periudhe, si dhe mundohuni të pushoni. Nga ana tjetër mund të bëni disa rregullime në shtëpi, ose të gjeni një ambient të ri për të jetuar.

 

Peshqit

Ndjesitë tuaja do të stimulohen shumë, ndaj dhe intuita juaj do të mbushet me një sërë informacionesh të cilat do të keni vështirësi që t’i përpunoni. Kjo Hënë e plotë do të qëndrojë në shtëpinë e 12, që shpreh spiritualitetin për ju. Është e nevojshme që të qëndroni pak kohë vetëm, për të përpunuar mesazhet që ju sjell intuita. Kjo është koha e duhur për t’u shëruar, por shërimi nuk është një proces i bukur, ndonjëherë që të shërohen mirë plagët duhet që edhe të rihapen. Living