Aktivistja e njohur e PD-së: Valdrinin mos ja hidhni Ramës në prehër, atë e rritëm ne

Emri i Valdrin Pjetrit është shndërruar ditët e fundit në më të komentuarin në media dhe jo vetëm.

Shkak për këtë është bërë fakti, se kryebashkiaku tashmë i dorëhequr i Shkodrës kishte fshehur a.rrestimin në Itali në vitin 2003 për d.rogë, gjë që bie ndesh me ligjin e dek.riminalizimit në vendin tonë.

Zbulimi i dënimit të Pjetrit u bë nga ana e Partisë Demokratike, që duket se ka qenë promotorja e të riut shkodran në fillimet e tij.

Valdrin Pjetri ka qenë i propozuari i Jozefina Topallit, në katërvjeçarin e dytë të qeverisjes Berisha për të mbajtur postin e drejtorit të Task Forcës kundër pastrimit të parave të pista, dhe më pas ka ardhur kalimi i tij në PS.

Pikërisht këtë fakt ka përmendur dhe aktivistja e njohur në PD, Enkelejda Veliu, e cila thotë se Topalliu e njihte shumë mirë të shkuarën e Pjetrit, dhe lidhja e tij me trafikun e d.rogës dihej edhe nëse pyetej pastruesja e PD-së.

“Koken aq te madhe, ia beme ne. Eshte e vertete qe, Rama e biresoi… Po “baben” , e ka tjeterkund ai…”, shkruan mes të tjerave Veliu.

Postimi i plotë i Veliut:
Lexova diku… nje justifikim se medemek, ne kohen qe ishte drejtor Valdrini..nuk kishte ligj per dekriminalizimin…
Ndoshta ligj nuk kishte… por jane ca zera… nen ze, nga ku ti mund te vjelesh informacione sa te duash…

Kush ia shtroi rrugen Valdrinit, per te pasur nje karriere kaq te gjate dhe te larmishme?
Kush ia dha doren, sigurisht duke i boshatisur xhepin ketij njeriu? Kush e prezantoi atje lart…? Ca zera nen ze, thone sikur, Jozefina…

Ajo e mori… i dha per te pire… e veshi… i nderroi lekure… e rriti… A thua se Jozefines i duhej ligji i dekriminalizimit, per te verifikuar Valdrinin…? Boll te therriste pastruesen e zyrave te PD… ne nje nate dimri… dhe ta pyeste:
-Mori ta marrsha, a din gja per kete Valdrinin ti?

-I kujt ashte? Cban, me se merret?
Dhe ajo do tja thoshte te gjitha… Por dyshoj kaq shume, qe sdinte gje.. Prandaj… sekush ne pergjegjesine e vet… Kjo tregon qarte… menyren sesi behet karriere, ne te dy kampet.

Prandaj, Valdrinin mos ia hidhni Rames ne preher… Ate e rritem ne… Koken aq te madhe, ia beme ne. Eshte e vertete qe, Rama e biresoi… Po “baben” , e ka tjeterkund ai…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...