SPAHIA: PROTESTA NË SHKODËR SINJAL PËR VALDRINAT E TJERË QË KA PROMOVUAR RAMA

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve.

“Ishte një protestë e natyrshme e qytetarëve të ndershëm ndaj tentativës së Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe që ishte përfaqësues i krimit.

 

Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrin të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste.

Filloi nga Shkodra, si kryeqyteti i traditave të Shqipërisë me një të komanduar nga Rama që zgjodhi një përfaqësues të krimit. Edhe para zgjedhjeve ju e keni parë që shteti shqipra në të gjitha nivelet kanë qenë të mbushur me përfaqësues kriminal.

 

Fenomen që ka filluar që me ardhjen e Edi Ramës. Promovimi e mbështetja e kriminalëve, nuk është fenomen pas datës 30 qershor në qeverinë e Ramës. Mënyra e vetme është përgjigja e qytetarëve, duke shprehur në mënyrë paqësore këtë revoltë”, tha Bardh Spahia.

 

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një listë të “zezë’ me 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Edi Ramës të lidhur me krimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...