NJË PERSON KA MBETUR I PLAGOSUR RËNDË NË QYTETIN E SHKODRËS PASI ËSHTË RRËZUAR NGA NJË SHTYLLË ELEKTRIKE. NGJARJA KA NDODHUR NË ORËT E MBRËMJES SË DJESHME NDËRSA I PLAGOSUR KA MBETUR SHTETASI ARDJAN DIBRA NGA SHKODRA. MENJËHERË PAS RRËZIMIT NGA SHTYLLA ELEKTRIKE,

 

I PLAGOSURI ËSHTË DËRGUAR NË SPITALIN RAJONAL TË SHKODRËS NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE TEKSA KA QËNDRUAR NË GJENDJE KOMA NËN KUJDESIN E RREPTË TË MJEKËVE. SHTETASI ARDJAN DIBRA MËSOHET SE KA SHKUAR PËR TË BËRË

 

NJË LIDHJE ELEKTRIKE TEK DISA TË NJOHUR TË TIJ NË NJË RRUGICË NË HYRJE TË SHKODRËS POR PAPRITUR NGA NJË PAKUJDESI E MOMENTIT KA RRËSHQITUR DHE ËSHTË RRËZUAR DUKE MARRË PLAGË TË RËNDA NË KOKË DHE TRUP. POLICIA KA MBËRRITUR MENJËHERË NË VENDNGJARJE PËR TË BËRË HETIMIN E PLOTË.