Pjetri e dinte që do të aku zohej nga PD, kush e tradh ëtoi Bashën gjatë mbledhjes në Shkodër

Kandidati i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri aku zohet nga PD-ja, e cila ka publikuar edhe disa dokumente, se ka qënë i arr estuar në Itali për tra fik dro ge dhe vje dhje.

 

Aku zave Pjetri i është përgjigjur me një dokument nga autoritetet italiane, ku edhe shkruhet se socialisti nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në Itali.

 

Por në shkresën e Pjetrit ka diçka që nuk shkon…dhe ajo është data e lëshimit të saj.

 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valdrin Pjetri e dinte që do të aku zohej nga PD-ja që në muajin qershor, kohë kur edhe kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi Shkodrën.

 

Në një nga mbledhjet e brendshme me strukturat e partisë, Basha i ka njohur të pranishmit me dënimin e Pjetrit në Itali dhe den oncimin e PD-së.

 

Ka qënë pikërisht ky momenti, kur edhe Pjetri ka nisur lëvizjet e tij për t’i paraprirë sul meve nga PD-ja duke nisur procedurat për të tërhequr dokumentin.

Kjo është edhe arsyeja që shkresa e publikuar prej tij mban datën 19 korrik, kur në fakt akuza zyrtare e PD-së u bë më 1 gusht.

 

Kush ishte personi i brendshëm i PD-së që sinjalizoi Valdrin Pjetrin për rre zikun që i kan osej? Ose më keq akoma, kush e “tradh ëtoi” Lulzim Bashën?

 

Partia Demokratike publikoi dokumentet që sipas saj vërtetojnë se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dën uar me 18 muaj bu rg në Itali për dr ogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet në Shkodër, kundër Pjetrit.

 

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

 

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

(dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...