Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër (ARSYEJA)

Shkodër- Shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Konstituimi i kësaj bashkie ishte parashikuar të bëhej më 20 gusht por është shtyrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

 

Burimet bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste por nuk ka shumë detaje për këtë çështje.

 

Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

 

/Dosja.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...