Këtë sezon të ri televiziv, shefi i kuzhinës Renato Mekolli do të nisë sezonin e dytë të emisionit “Hell’s Kitchen”, për të cilin ka premtuar surpriza të mëdha.

 

Këtë vit, autorja e re e programit do të jetë Zefina Hasani, e cila u rikthye në “Top Channel” pas një konflikti të madh disa vite më parë.

 

Sipas “News.31”, gjatë një interviste për “Klubin e mëngjesit” ditën e sotme, Renato u shpreh se Zefina ka eksperiencën dhe nuhatjen e duhur, ndaj nuk do ta ndërronte me asnjë person që është në krahun e tij të djathtë në “Hell’s Kitchen”.

 

Mirëpo, duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak ish-autores së emisionit, Olsa Muhametit.

 

Në Instastory-n e saj, ajo ka thumbuar shefin e kuzhinës, duke u shprehur se personat mosmirënjohës meritojnë një vend në ferr.

 

“Ka një vend në ferr për të gjithë ata që përpiqen të heqin meritat duke ia faturuar vetes. Ah, dhe diçka. Suksesi arrihet në grup dhe asnjëherë i vetëm. Mjerë kush e mendon si të tillë. Suksese.”– janë fjalët e Oltës të cilat i drejtohen Renato Mekollit.