Camila Cabello dhe Shawn Mendes fituan zemrat e publikut me këngën “Señorita” që po kthehet në një hit të kësaj vere. Që prej publikimit të këngës, dy këngëtarët janë përfolur për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e kishin konfirmuar këtë gjë.

 

Burmie për E!News kanë treguar pak kohë më parë se mes tyre kishte më shumë se miqësi, por së fundmi ka qenë vetë këngëtarja që e ka konfirmuar lidhjen. Ajo ka zgjedhur që urimin për ditëlindjen e Shawn ta bëjë në një mënyrë speciale duke i treguar botës se ajo e dashuron.

 

“Gëzuar ditëlindjen, këtij njeriu magjik. Të dua”, -ka shkruar ajo përkrah një fotoje ku shfaqen së bashku.