Vik Kraja, i njohur me emrin e skenës Dj Vicky, i ka dhënë fund karrierës së tij papritur. Në një shkrim të shkurtër në Instagram, ai ka njoftuar se është i lodhur nga kjo industri dhe nga njerëzit që bëjnë pjesë në të.

 

“Faleminderit që kërcyem bashkë”, -shkruhet në foton që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

 

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë, ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. I lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube që bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël.

 

Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha të bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet, shihemi”, -ka shkruar ai përkrah fotos.