Gurakuqi: Në Shkodër duhet të bëhen zgjedhje të reja bashkiake

Ish deputeti i PD-së Romeu Gurakuqi mendon se pas dokumenteve të publikuara nga partia më e madhe opozitare në vend, ku tregohet se kryebashkiaku iu ri i Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë më parë i dënuar për trafik droge në Itali, është e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të reja bashkiake në qytetin veriperëndimor.

Ai shtoi se zgjedhjet lokale duhet që të zhvillohen me ato parlamentare, pasi shumica është zënë në tentativë të gjithanshme të pushtetit në Shkodër.

“Pas dokumenteve të botuara sot nga Sekretari i Përgjithshëm i PD në lidhje me pretendentin socialist për Bashkinë Shkodër, perspektiva e zgjidhjes ligjore të drejtimit të ekzekutivit krahinor kalon detyrimisht përmes zgjedhjeve të reja bashkiake.

Së bashku me zgjedhjet për kryetar të ekzekutivit do të duhet të zhvillohen edhe ato për Këshillin e Ri Bashkiak. Kjo sepse, PS është zënë në tentativë për grabitje të gjithanshme pushteti në Shkodër, përmes një procesi të inskenuar monist ku morën pjesë 7% e elektoratit, përdorimit të skuadrave paramilitare elektorale në ditën e votimit dhe paraqitjes se kandidateve, që i janë shmangur detyrimeve ligjore të deklarimit paraprak të saktë të pastërtisë së figurës.”, shkroi Gurakuqi në profilin e tij në Facebook.

Ish deputeti i dërgoi një mesazh të gjithë personave të përfshirë në këtë skandal.

“Unë i bëj thirrje individëve të përfshirë në këtë orvatje komplotuese për uzurpim të padrejtë pushtetesh, sa janë në kohë, t’i kërkojnë falje publikut dhe të hiqen mënjanë me dorëheqje të parevokueshme, individualisht dhe në grup. Guximi për të marrë përsipër në kundërshtim me ligjin, drejtim politik dhe ekzekutiv në bashkinë më të madhe në vend, është me të vërtetë një sipërmarrje dhe nismë e pabesueshme për shoqërinë normale.”, vazhdoi ai.

Për Gurakuqin çështje e pazgjidhur mbetet boshllëku institucional, që do krijohet deri në zgjedhjet e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave do të mbahen më 13 tetor 2019.

“Këshilli Bashkiak në detyrë duhet të marrë në dorë fatet e drejtimit të politikave vendore në këto dy muaj, të përcaktojë rrugët juridike për thirrjen e zgjedhjeve të reja të pjesshme në Shkodër, që nuk do të duhet të varen nga zgjidhja madhore e krizës politike në Tiranë. Prefektit të Shkodrës i bëj thirrje të shmangë çdo ndërhyrje të njëanshme, që mund t’i kërkohet nga “padronet” kryeministrore dhe te tregoje maturi për te rakorduar një zgjidhje ligjore të situatës me faktorët politike dhe kulturore lokale.

Te gjitha opsionet janë te hapura ligjërisht, për shkak se politika e kokëfortësisë qeveritare e ka futur zgjidhjen e problemeve të pleksura me kohe, ne hulli jo ligjore.

Është mire që tranzicioni nga mandati në përfundim deri ne konstituimin e pushtetit te ri bashkiak te zgjedhjeve te 13 tetorit, te kryhet në rakordim të gjithanshëm të faktorëve dominues krahinore, duke shmangur përplasjet institucionale dhe tensionet sociale.”, përfundoi ish deputeti i Qarkut të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...