Nga Fjolla Spanca*

Bajrami vjen disi andrrueshëm (si vesa n’Pranverë t’Parë).

Bajrami vjen si për me na e kujtue se Dashnija nuk asht aq e kollajtë; se Dashnisë i duhet Dashnija: Shpirti: Urtnia!

Bajrami asht Shenjë se Dashnija s’asht e lehtë!

Ama, kur t’rrok n’loçke t’shpirtit, veç Dashnija mundet me të ndrrue; me të paqtue, e Naltue!

Ndaj, sot e mot’ paçi aq Dashni n’zemra sa me i djegun tana idhnimet, zilinë e trishtimet! Paçi aq Dashni sa me jetue amël me veten n’vetmi e me të tjerët n’shoqni!

Paçi aq gzime sa mos me ja vjedhun kujt kangen e sabahut as sofrën e bukës! Paçi aq urtni sa me ja dhanë hakun Ditunisë e tamlit t’Nanës!

Paçi dritë e natë t’bollshme për me e dashtë Veten e Tjetrin, n’kohë të trazueme, si kjo e jona!

Dashni ploootë paçi për me e nxanë Zotin n’xhan e me atë Dashni, me u flijue, me u ba kurban!

* marrë nga Fb personal i Fjolla Spancës