Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane e ka cilësuar një provokim dhe një akt të turpshëm vendosjen e memorialit turk te Liqeni i Tiranës.

Në një status në rrjetet sociale ai shkruan se “primitivizmi i Erdoganit dhe nënshtrimi i Ramës, përbën rrezik për të ardhmen e Shqipërisë!”.

Më tej, duke iu përgjigjur komentuesve, Ndoka e vijon më tej reagimin për debatin e ngritur prej ditësh.

“Ky memorial i vendosur në Tiranë, që bëhet fjalë për “grushtin e shtetit”, i dyshuar nga partnerët si luftë e brendshme për pushtet dhe të sponsorizuar nga Erdogani, është një turp dhe provakacion jo vetëm për shqiptarët, por edhe për SHBA-të e BE!”, shton Ndoka.