Në plazhet brenda qytetit të Vlorës, ak sionet per lirimin e tyre ende nuk janë zhvilluar.

 

Në pritje të tyre pushuesit thonë se po vjen fundi i sezonit dhe se hapësirat duhet të ishin liruar më herët, sepse p.sh një pensionist nuk ka aq para sa të paguajë 500 lekë çdo ditë për një çadër.

 

Pushuesja: Është shumë e rregullt, por në një kohë të gabuar. Po rrimë nën hijen e pemëve sepse këtu çdo gjë paguhet.

 

Në hapësirat publike të dhëna me qira nga bashkia e Vlorës, pushuesit janë të detyruar që çadrat, të cilat ata i kanë me vete t’i vendosin mes papastërtive. Po ashtu dhe mungesa e tualeteve publike është një tjetër shqetësim.

 

Pushuesja: Këtu në plazhin e Vlorës, vër ejtja e parë është që këtu nuk ekziston asnjë banjo publike, asnjë!

 

Pushuesi: Aktualisht tim bir e kam me ilaçe, pasi është sëmurë dhe ka diarre pikërisht prej plehrave të shumta që ka këtu.

 

E ardhur nga Belgjika një plazhiste e rregullt në Vlorë thotë se këtë vit e ka gjetur të zap tuar nga një biznes privat hapësirën publike ku kishte bërë plazh vitin e kaluar.

 

“U shkokova kur gjeta plazhet të zap tuara dhe të bëra private. Nuk e di pse kanë ndodhur këto gjëra këtu. Këtu ku jam ulur unë, ky nuk është plazh i përshtatshëm, sidomos për fëmijët.”-tha pushuesja per top channel.

 

Krahas ak sionit kombëtar që në qarkun e Vlorës ka mbërritur deri në Radhimë, kryeministri Rama ka premtuar një ligj të ri dhe bu rg për zap tuesit e pali gjshëm të rërës.