Brenda valixhes së rrobave edhe disa municione luftarake. Policia Kufitare në portin e Durrësit ka goditur një rast të trafikimit të municioneve drejt Italisë.

Gjatë kontrollit në një autobus tip “Sptinter” drejtuar nga 30-vjeçari A.F, që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, policia gjeti një valixhe të dyshimtë.

Pasi e hapën, efektivët zbuluan një karikator automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe një pako me 20 fishekë model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Pas hetimit rezultoi se valixhja i përkiste 23-vjeçarit R.H., nga Fieri. Veç të riut në pranga përfundoi dhe drejtuesi i autobusit.