Banesa e ish efektivit te policise së Lezhës Tonin Kolthi eshte sulmuar me lende plasese. Ngjarja u regjistrua rreth ores 2 te mengjesit te se premtes ne fshatin Spiten te Lezhes.

Sipas te dhenave lenda plasese eshte hedhur ne oborrin e shtepise se familjes Kolthi, ndersa fatmiresisht nuk ka patur persona te lenduar por vetem deme te vogla materiale. Vete ish polici qe ishte ne shenjester te sulmit Tonin Kolthi thote se nuk ka konflikte, teksa ngjarjen e lidh me politiken duke qene se eshte simpatizant i Partise Demokratike.

Ne kameran e sigurise duket nje automjet qe ka ndaluar para portes se shtepise dhe nje person i maskuar ka hedhur lenden plasese dhe me pas eshte larguar.

Gjatë largimit në drejtim të Milotit autorët kanë qëlluar disa herë me bresheri automatiku ne ajer, duke shkaktuar panik ne te gjithe fshatin. Kolthi thote se qe prej largimit nga radhet e policise se shtetit është ndjerë i kercenuar.

Tonin Kolthi ka qene per 10 vite pjese e strukturave të policise se shtetit dhe nga kjo detyre u lirua në vitin 2013-të. Me 2 maj të vitit 2016-të Kolthit i eshte djegur edhe makina te cilen e ka patur të parkuar në oborrin e shtepise.