Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, i ka dërguar qytetarëve shqiptarë sot mesazhin e urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetin social Faebook Spahiu përcjell urimin për paqe e lumturi në familjet shqiptare.

Le të shërbejë kjo festë për të kontrolluar ndjenjat tona jo të mira, si urrejtja, smira, thashethemi dhe të ripërtërijmë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes uroi ndërtë tjera Bujar Spahiu.

Ndërkohë, myftinia Shkodër njoftonsee ceremonia e Kurban Bajramit për të gjitha xhamitë e qytetit d o të zhvillohet pranë xhamisë “Ebu Bekër’ duke filluar në orën 05.15 me faljen e namazit të Sabahut.

Ndërsa falja e Namazit të Kurban Bajramit është në orën 06.45. Myftinia Shkodër bën me dije se pritja e vizitave për Bajram zhvillohetnë xhaminë e Parrucës nga ora 09:00 – 10:30.