Valdrin Pjetri hedh poshtë akuzat e PD-së: Ngjan me një gjyq publik, jam i hapur për verifikime

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas aku zave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekrimi nalizimit. Pjetri tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërsa hodhi poshtë aku zat e ngritura nga opozita.

“Është e vërtetë që gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sul meve. Unë kam thënë se jam i hapur për çdo lloj verifikimi. Ky ngjan më shumë me një gjyq publik se me diçka tjetër. Asgjë nuk më ndal të punoj për bashkinë e Shkodrës, Unë kam qenë disa herë në Itali. Asgjë nuk është e vërtetë. Shkresa tashmë është në prokurori. Nuk kam pasur asnjë gjy kim apo arr est”, tha Pjetri.

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre iu drejtua prokurorisë duke thënë se ka të dhëna publike që provojnë se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekrim inalizimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...