Sulmohet me kallashnikov dhe tritol shtëpia e sekretarit të PD

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një denoncim që është bërë nga një banor i fshatit Spiten të Lezhës.

Në denoncim thuhet se persona të maskuar të pajisur me kallashnikov dhe tritol kanë sulmuar pas mesnate shtëpinë e sekretarit të PD në Lezhë, Tonin Kolthi.

 

“Akt terrorist ndaj veprimtarit të PD në Lezhë!

Sot në ora 2 të mëngjesit, terroristë të maskuar kanë hedhur tritol dhe gjuajtur me breshëri automatiku drejt shtëpisë së veprimtarit të PD, Tonin Kolthi në Spiten të Lezhës.

 

Duke shprehur solidaritetin tim më të madh ndaj Toninit, familjes së tij, banorëve të Spitenit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit të PD-së dhe paralajmëroj Edvin Mafinë dhe Pirinin, ish-polic bandit, se do të përgjigjeni personalisht për çdo akt kriminal terrorist ndaj kundërshtarëve politikë.

 

Lexoni me poshtë mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste!”

Doktor mirëmëngjes.

 

Uroj të jeni mirë me shëndet ju dhe familja.

Doja të të informoja: sot në orët e vona të natës, rreth orës 2 pa 4 min, persona të maskuar kanë terrorizuar familjen e sekretarit të seksionit Tonin Kolthi në fshatin Spiten të Lezhës, pasi kanë gjuajtur me breshëri automatiku.

 

Po ashtu edhe kanë hedhur lëndë plasëse tritol në oborr afër hyrjes së shtëpisë duke terrorizuar atë vetë dhe bashkëshorten e tij, që ndodheshin në shtëpi në ato momente.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjitha lëvizjet e dy personave të maskuar (sapo t’i kem t’i dërgoj).

Tonini thotë që nuk ka konflikte personale me askënd, ndaj mendohet që e gjitha të ketë ndodhur për arsye politike.

 

Bashkangjitur fotot e shtëpisë së Tonin Kolthit dhe vendit ku ka shpërthyer tritoli.

Faleminderit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...