I mori idenë, plas keq mes Klajdi Harunit dhe Ana Likës: Jam e zhgënjyer

Ditën e sotme dhe dje këngëtari i njohur Klajdi Haruni vendosi t’i përgjigjej pyetjeve të fansave me anë të Instagramit. Për çdo pyetje, Klajdi postoi nga një video. Ai madje u pyet edhe për Flori Mumajesin dhe kësaj pyetje, Klajdi iu përgjigj me një video nga Edi Rama ku shprehej: “Çfarë ka? Çfarë ka ndodhur? Pse gjithë ky interesim?”

Mesa duket kjo ideja e përgjigjes me video paska qenë e Ana Likës dhe kjo e fundit është ndjerë e zhgënjyer që Klajdi i ka marrë idenë. Me anë të një postimi në Instastory, Ana shkruan se Klajdi nuk e falenderoi kurrë që përdori idenë e saj.

“Shoku im, miku im, ore vëllai im, Klajdi Haruni gjeti një stil të papërdorur më përpara në kthimin e përgjigjeve të Instagramit falë meje, ideatores së asaj loje aq të bukur në Instagram. Por kurrë nuk më falenderoi publikisht dhe për këtë gjë ndihem e zhgënjyer. Prita më shumë se 24 orë që të gjeja emrin tim diku por jo. Video në vazhdim e përmbledh të gjithë gjendjen time shpirtërore se si ndihem pas kësaj që ndodhi”, shkruan Ana.

Në videon në vazhdim që Ana ka postuar shfaqet Lulzim Basha duke u shprehur: “Harresa dhe mosmirënjohja janë themeli i një shoqërie të shkatërruar që shkon edhe më shumë drejt shkatërrimit”.

Pas këtij statusi, Klajdi ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan “Ana Lika gënjen” dhe në video dëgjohet Rama duke thënë: “Shpifje, shpifje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...