Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe i paralajmërojnë që ta fshijnë menjëherë aplikacionin nga telefoni i tyre.

Gjatë një konference të mbajtur së fundmi në Los Angeles firma për sigurinë kibernetike “Check Point Research” zbuloi një të metë në sigurinë e aplikacionit.

Ata treguan se hakerat mund të futen në bisedat tona dhe të ndryshojnë mesazhet që kemi dërguar. Ata i manipulojnë sipas dëshirës së tyre. Pra marrësi dhe dërguesi nuk kanë më të njëjtin mesazh, një i tretë hyn në mes tyre dhe kjo mund të sjellë probleme të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp ka probleme me sigurinë, pasi herë pas here përdoruesit e saj janë ankuar për sigurinë e tyre