Tano Banushi, figura e shquar e skenës, talenti i një begatie kontributesh të vlerta

Tano Banushi lindi në Shkodër, me 4 shkurt të vitit 1927. I ati i tij, Lluka, ishte ndër bejtexhinjte dhe humoristët e njohur të qytetit. Fillimet në fushen e humorit si aktor komik i ka qysh në fillimin e viteve 1940, në vitin 1945, luajti rolin e të dehurit në shfaqjen e drames “Armiku i popullit” të

Ibsenit si dhe atë të Pashukut në komedine me te njejtin titull të Filip Ndocaj, që e beri të njohur tek artdashesit shkodran. Tano Banushi është figura me perfaqesuese e teatrit të estradës së Shkodrës, një ndër themeluesit e saj, në vitin 1958, dhe nga aktorët shqiptarë më të shquar të humorit. Qysh në premieren përuruese të ketij teatri, “Në repartin e operacionit”, në të 16 shfaqet e saj, ai e befasoi publikun e qytetit me dhuntitë e shpreura si aktor komik.

Ka realizuar mbi I.350 role në skenë në rreth 200 premiera, kryesisht në Estraden e Shkodrës, me figura të larmishme në komeditë me një akt, në skece, në intermexo, në parodi, në kuplete, në dialoge, në monologe etj., duke realizuar kështu një profil të tijin si aktor i tipit të humorit popullor, ku bije në sy ironia, dykuptimesitë, semantika e pasur e fjalës, eksprevisiteti i mimikës dhe i gjestit.

Loja e Tano Banushit kishte hir, eleganc, finesë e nur komik; e folura e tij ishte e veçantë, gjithashtu, trupi si i ngurosur, si i mbledhur në shpatulla dhe qafa e anuar. Veshtrimi i tij shpesh ishte si i hutuar, si i humbulluar, i habitur, që

luante me paradoksalen, të papriturat, marrinat e bashkëbiseduesve duke rezultuar në fund jo i tallur, por tallës.Ishte nga aktorët me brilantë të skenës së estradës, emblema e saj. Të shumta janë figurat e tij, një varg tipash të larmishëm ne profesione, mosha, karaktere, vese, menyra sjelljeje, deri edhe në interpretimin e roleve të grave, të femijeve apo në animizimet e ndryshme e perveçuese të kafsheve.Krijimi i figurës së Dullës në një varg shfaqjesh (njeriut me vese, që kritikohet fort prej gruas dhe shokëve të punës dhe që në fund “korigjohet” e beri tepër popullor tek shikuesit shkodranë e gjerazi në Shqiperi.

Nepër vite, ai konsolidoi një menyrë të tijen të interpretimit, ku vellazëroheshin kundërti të papajtueshme në dukje, të cilat shkaktonin edhe humorin, duke kaluar lehtësisht nga njera gjendje te tjetra, nga logjika tek alogjika, nga e pranueshmja te paradoksalja, nga e thjeshta tek e ngatruara, nga e qeta te nervozja etj., sikurse u vu re, nder të tjera, në interpretimet plot hijeshi të pjeseve të tilla si Kunati i shokut Xhemal, Fotografia,

Ndërtimet e reja, Familje me halle, Në spital. Vleresonte drejt mardhenjen me partnerin, nxiste atmosferen artistike, duke e mbajtur perhere te gjalle aktin krijues gjate provave ne tavoline, ne skene dhe ne shfaqje.

Harmonia ne loje me Hajrie Sulen, dualiteti virtuoz me Gjosho Vasine, “çiftezimi”ne shume role me Zyliha Milotin, apo partneriteti me Hasan Smajën, Paulin Preken, Katerina Bigen, Jolanda Shalen, Drande Xhaj, Gezim Krujes, Zef Deden, Besnik Çinarin etj.ishin pjese e rendesishme e aktrimit te tij. Luajti disa role ne komedi, si ;kapteri te” Prefekti” e Besim Levonjes, Llomovit te “Fejesa” e A.Cehovit , Mazllumi te Hej more babe! e J.Vujoshit, marinari te Tragjedia optimiste e Vishnjevskit etj. Nje nga rolet e tij mbreselenese ishte ai i Leos te komedia “Keshilli i ndrikullave” të Sherri Mites.

Fale nje formati sarkastik, paraqiti plot shpirt dhe hare tipin e beqarit “te vonuar”, qe kerkonte te martohej me mbleresi, por qe refuzohej nga vajza dhe me ne fund deshtonte. Me dhuntite e tij te lindura si aktor komik, “i prere “ per gjinite e vogla dramaturgjike te estrades, TanoBanushi kishte, aftesi vokale, muzikore. Ishte nje kupletist, kengetar operete dhe parodist i zoti. Shkruante vete materiale te shkurtra humoristike.

Qemtonte gjithkund fjalen dhe frazen humoristike, gjestin, hollesi plastike, ojna karakterizuese, tipat te vecante nga jeta dhe mjediset e larme shoqerore etj. Bente punet e diferencuar me perkatesine sociale, profesionale e rajonale te personazhit, posacerisht me koloritin krahinor te tij. Ai vuri shume shfaqe ne skene si regjisor; ishte nje inprovizues i shkathet, i papritur dhe plot fantazi, i endshem, briland, fin.

Tano Banushi krijoi edhe nje arkiv te pasur per levizjen teatrore ne Shkoder duke hulumtuar, vjele e skeduar nje baze te gjere te dhenash per artiste, humoriste, shfaqje, punime ne skenografi, platforma regjisoriale etj. Tano Banushi mban titullin “Artist i Popullit”.

Marre nga Teatri Migjeni

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...