“Rama na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra”, gazetari i “Euronews”: Ishte një intervistë…

Gazetari i rrjetit prestigjioz televizi evropian “Euronews”, Jack Parrock ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në “Twitter” një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama në hyrje të vilës qeveritare në Dhërmi

 

Arsyeja e takimit mes tyre është zhvillimi i një interviste rutinore politike. Mesa kuptohet edhe nga teksti përshkrues bashkëngjitur fotos, Parrock-ut i ka bërë përshtypje që Rama i ka pritur “miqtë” zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

 

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”.

 

Prej kohësh, veshjet e kreut të qeverisë bëjnë lajm dhe ngjallin reagime të shumta, aq sa për audiencën e huaj, mund të identifikohet fare kollaj, pa qenë nevoja për t’i memorizuar emrin. Më së shumti kritikohet mungesa e seriozitetit të tij dhe prirja për të treguar më tepër “piktorin” sesa “politikanin”, qoftë edhe në takime zyrtare të një rëndësie të veçantë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...