Ministrja skandalizohet nga SMS që i erdhi në telefon, niset drejt restorantit luksoz ku gjen…

Ështe ndalur me vrap ne Himare ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, pas një mesazhi të një qytetari që i kishte dërguar në rrjetet sociale per ate qe ndodhte ne nje nga restorantet e shtrenjta te zones. Gjatë bisedës me një inspektor tatimor në zonë, ministrja zbuloi:

 

Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.

 

Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duht të ekzistojë.

 

Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.

 

Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë.

Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar.

 

Në radhë të parë faleminderit për denoncimin. Kërkoj edhe një herë që këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale, në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri StopInformalitetit, cili do të jetë këtë fundjavë i përdorueshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponave të tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndëishme që biznese të cilët kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto faura,

 

pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në frekuencën tuaj.

 

Aksionin në Himarë e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili shkruan në FB:

“Himarë – Ecuria me kuponin është shumë pozitive në të gjithë vendin, po ka ende plot tregtarë që duan të rrezikojnë me pasojatFaleminderit çdo qytetari që denoncon, çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor. Së shpejti gati edhe aplikacioni për smartfonin tuaj, që sëbashku ta bëjmë të papërmbajtshëm sulmin me
#ZeroTolerancëndaj abuzuesve”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...