Këngëtarja Eni Koçi është e njohur prej vitesh si biondja klasike dhe e pandryshuar.

Mirëpo së fundmi ajo ka befasuar ndjekësit e saj, teksa është shfaqur me një pamje tjetër.

Ajo i ka bërë flokët e kuq, duke ndryshuar totalisht pamjen e saj.

Megjithatë nuk dihet nëse Eni do i mbajë gjatë flokët në këtë ngjyrë, apo mund të mos përshtatet.

“Gati për një super ndryshim! Siç i kam pasur para tri vitesh”, ka shkruar Eni në një fotografi para lyerjes.