Çikore e tiganisur me domate të thara

Çikorja eshte nje bime e eger me shije paksa te hidhur e cila ka vetine te largoj helmet nga organizmi yne. Nese deri tani e keni konsumuar te zjere me kripe, vaj ulliri dhe limon, ka ardhur koha tju tregoj nje tjeter recete te cilen une e perdor shpesh si garniture te filetove ose kotoletave te pules.

  • Perberesit
    • 500gr çikore, te lare dhe te pastruar
    • 5 domate te thara, te prera ne shirita te holle
    • 1 thelpi hudher, te grire holle
    • 4 luge vaj ulliri
    • pak spec te kuq djeges
    • kripe

    Ziejme çikoren ne uje te bollshem me kripe per 10 minuta. E kullojme dhe e shtrydhim mire me dore ne menyre qe te eleminojme sa me shume uje te jete e mundur, i cili eshte i hidhur.

    Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhren, specin djeges dhe domatet e thara. Shtojme çikoren dhe vazhdojme ta gatuajme per rreth 5 minuta ne zjarr te ulet ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren. E rregullojme me kripe dhe e sherbejme te ngrohte.

    Te tjera receta i gjeni ne unegatuaj.com

    Shperndaje ketë postim:

    spot_imgspot_img

    - PUBLICITET -

    Aktualitet

    Te tjera
    LAJME

    Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

    Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

    Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

    Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...