Arbana Osmani, prezantuese e Këngës Magjike?

Dy ditë më parë, Arbana Osmani drekoi me familjen Gjebrea në Gjirin e Lalëzit dhe fillimisht u mendua se ishte thjesht një drekë e zakonshme mes miqsh. Megjithatë nuk munguan zërat se Osmani dhe Ardit Gjebrea po “kurdisin” së bashku një projekt.

Sipas Revista Class, thuhet se Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e netëve finale të “Këngës Magjike”. Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe burime pranë Anabel.al.

Por kjo nuk do të thotë se moderatorja do të shkëputet nga Top Channel. Siç mund ta shihni, puna për sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur” ka nisur.

Lëvizja e moderatores drejt një projekti në televizionin Klan nuk është aspak e pamundur pasi “barrierat” midis Tv Klan dhe Top Channel janë thyer. Prej kohësh, figura të njohura të televizioneve përkatëse intervistohen dhe bëhen pjesë e programeve të konkurrentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...