Vajza 4 vjeçe kishte dhimbje barku, mjeku bën zbulimin shokues

Një nënë 23-vjeçare e çoi vajzën e saj 4 vjeçe për vizitë te mjeku. Vogëlushja kishte dhi mbje barku, por për mjekun bëhej fjalë për një infeksion në rrugët urinare.

Kështu i dha disa antibiotikë, por pavarësisht trajtimit, edhe pas një jave vajza ishte keq.

Në këto kushte nëna e çoi sërish të bijën në spital për kontroll, ku u zbulua se e mitura ka një ka ncer në fazën e katërt.

Ngjarja e rëndë vjen nga Collumpton, të Anglisë. Duke qenë se dhim bjet vazhdonin nëna, Enya Gooding, e çoi të bijën Cayla tek një mjek tjetër për një konsultë dhe pas analizave të thelluara, erdhi diagnoza sh okuese.

Vajza ishte prekur nga neur oblastoma në fazën e katërt, një ka ncer me pikënisje në gjëndrën mbiveshkore.

Pas dia gnozës vajza u përball me tetë cikle kimioterapie në vetëm 70 ditë, si dhe me një ndërhyrje kiru rgjikale, për heqjen e masës. Gjithashtu e mitura u përball edhe me radioterapi.

Aktualisht familja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, me synim një trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vogëlushen, në mënyrë që tumori të mos përsëritet më. Në fund të muajit, përfundon cikli i readioterapisë, ndërsa më tej pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me vajzën 4-vjeçare, e cila ka kaluar një vit ekst remist të vështirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...