Nuk më la ta falënderoja, por nuk mund të më pengojë t’i jem mirënjohës asaj që solli me një dhuratë dhe mori me atë modesti të denjë për blatim

Nga Albert Vataj

Mikja ime,

… ajo që mora prej teje me lutje, e pranova përulësisht si mirënjohje. Lejova të kishte në mua atë lartësi të sublimes dhe nderit, që meriton çdo bujari dhe fisnikëri e shpirtit. Mirësia juaj, erdhi tek unë si një mesazh i shpresës dhe altar i besimit tek e mira dhe gjithëçmos që koha gradualisht kishte nisur t’i zhbënte me qasje përnga një asgjësim i pakthyeshëm.

Begatia e atij falenderimi nuk më solli vetëm një dhuratë për datëlindje time, por ndezi një diell që ish në të shuar, i dha jetë atij vullneti që shndërrohet tek unë në detyrim, për ta merituar atë, që për ju ishte mirënjohje dhe për mua falënderim.

Erdhe kaq papritur, çele zemrën e dritur në galdim dhe ike, pa e pranuar përulësinë time, pa lejuar që kopshti yt i begative të merrte adhurueshëm lartësimin e asaj përkorjeje që e bën të ndihet e vezulluar nën diejt që e shohin e hënat që e përmallojnë.

Si ndodhi?
Njiheshim virtualisht, si me shumë të tjerë në këtë mundësi fatlume për të komunikuar dhe bashkëndarë gjërat që e pasurojnë njohjen tonë me botë dhe e përmbushin përnga përsosmëria atë ngulm sfidues prej misionarësh.
U shfaq papritmas dhe më bëri një pyetje që në ishte në tagrin e saj.

– Kur e keni datëlindjen, desha të ju bëj një dhuratë?
Si ai që nuk është mësuar me dhurata e shpërblime, me ndere e lavdi, vendosa të isha cinik dhe mosbesues. Ndoshta e teprova.
– Përgatitu i thash, dhe i tregova datën e saktë.
Me një faleminderit u zhduk dhe u shfaq dhjetë ditë më pas, ndoshta shumë më shpejt se sa kujtesa ime ta hidhte në harresë atë komunikim që kishim shkëmbyer.

– Është kënaqësi dhe privilegj që më jepet mundësia që t’u bëj një dhuratë modeste, ju që na dhuroni çdo ditë prej zemrës tuaj, shpirtin e gjithë botës. Ti vërtetë ato që shkruan, nuk i shkruan vetëm për mua, por tek unë ata lënë; mësim dhe një përvojë, dije dhe përjetim, lënë atë që është më e çmuar, pasionin dhe dashurinë, me të cilat ju u sillni këto copëza bote, jetë gjenish, sfida ngadhënjyesish. Faleminderit dhe gëzuar!

Kaq dhe iku. Iku por la tek unë detyresën dhe një mirënjohjeje që më bën fajtor, për pamundësinë t’i isha falenderues, jo dhe aq për dhuratën se sa për motivin shtytës të formatizuar në diçka që u shndërrua tek unë një barrë e rëndë përgjegjësie, për ta merituar vendin e privilegjuar që ajo më dedikoj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...