Një pushuese nga Kosova është shpëtuar teksa ishte futur për t’u larë në plazhin e Velipojës. Shtetasja Emina Vllasa,54 vjeçe pasi është futur në det duke notuar është ndodhur në vështirësi. Menjëherë

Eldi Hasani, vrojtues në plazhin e Velipojës ka shkuar për ta shpëtuar duke u kthyer sërish në hero pas shpëtimit të një tjetër shtetasi kosovar pak ditë më parë kur edhe Velipoja u përfshi nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut.

Sipas burimeve për vrojtuesin Eldi Hasani këtë radhë nuk ka qenë aspak e lehtë sepse kosovarja Emina Vllasa që u shpëtua ndodhej në një thellësi të konsiderueshme.

Pavarësisht kësaj vrojtuesi Hasani është futur në ujë pa asnjë hezitim dhe ka shkuar pranë saj duke arritur që ta marrë për ta sjellë drejt bregut. Kur mendoi se gjithçka po shkonte mirë për vrojtuesin Eldi Hasani është bërë edhe më e vështirë sepse 54 vjeçarja nga Kosova ka pësuar gjendje të fikti.

Vrojtuesi ia ka dalë që ta nxjerrë në breg pavarësisht vështirësive.

Eldi Hasani menjëherë pas transportimit në breg i ka dhënë ndihmën e parë kosovares duke ia rikthyer parametrat jetësor. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulance e Velipojës duke i dhënë edhe ndihmë dhe duke bërë transportimin e saj drejt qendrës shëndetësore për një mjekim më të specializuar. Brenda pak ditëve ky është rasti i dyti tejet i vështirë ku vrojtuesi Eldi Hasani i shpëton jetën pushuesve në plazhin e Velipojës.

Shkodrani i cili tashmë është angazhuar si vrojtues plazhi është portier i Vllaznia B ndërsa ka studiuar në degën e edukimit fizik duke marrë edhe atje njohuri për notin përveç trajnimeve të zhvilluara.

Gjithnjë e më shumë po bëhet e nevojshme prania e vrojtuesve të plazhit në të gjitha subjektet private që kanë shezllonet në Velipojë dhe të gjitha plazhet e

tjera të Shqipërisë si e vetmja mënyrë për të shpëtuar të gjithë ata që rrezikojnë të mbyten në det gjatë momenteve të ndryshme kur ka dallgë apo kur pësojnë ndonjë problem shëndetësor. Sërish në disa prej këtyre subjekteve vrojtuesit e plazhit mungojnë dhe kjo për një sërë arsyesh duke bërë që pushuesit të jenë të rrezikuar.