Messi ka marrë një dënim prej tre muajsh jashtë fushës, dhe një gjobë të konsiderueshme me të holla.

Ylli argjentinas do t’i mungojë kombëtares së tij deri në muajin nëntor, si pasojë e fjalëve të thëna gjatë muajit të kaluar.

Lionel Messi është pezulluar për tri ndeshjet e radhës të Argjentinës, dhe është gjobitur me 50 mijë dollarë nga CONMEBOL.

Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e komenteve kontroverse të Leos, gjatë kohës kur po mbahej Kupa e Amerikës.

Messi akuzonte CONMEBLO se janë të korruptuar dhe se kompeticioni është organizuar në atë mënyrë që të fitohet nga Brazili.

Kësisoj, një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, nëse jo më i miri, do t’i mungojë Argjentinës në ndeshjet kundër Kilit (5 shtator), Meksikës (10 shtator) dhe Gjermanisë (10 tetor).