NË SPANJË, TANI GJOBAT DO TË BIEN NGA QIELLI

Gjobat tani do të nisin të bien nga qielli. Spanja nga sot do të nisë përdorimin e dronëve për të ndëshkuar shkeljet e kodit rrugor.

“Tre dronë të pajisur me një aparat fotografik me rezolucion të lartë do të përshkojnë në fluturim rrugët për të identifikuar veprime të rrezikshme, si fillim në ishujt Kanarie, më pas do të zhvendosen në pjesën tjetër të vendit”, pohoi për median një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DGT).

Autoritetet parashikojnë të porosisin edhe 20 dronë shtesë. Spanja tashmë ka në përdorim 11 dronë për të monitoruar trafikun në rrugë, por kjo është hera e parë që këto pajisje përdoren për vënien e gjobave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...