Tre persona kanë rënë në pranga të policisë së Durrësit, në operacionin e koduar “Gjobëvënësit”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, një biznesmen në Durrës.

Në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga biznesmeni.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Sipas njoftimi zyrtar një nga të arrestuarit është me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Të arrestuar: L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit; E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë dhe K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës./ Opinion.al