Fustanin e bardhë nuk do ta vesh kurrë, pas vdekjes së Ergit nuk ka festa: E motra rrënqeth me deklaratën

Këngëtarja Barbana Dini është rikthyer në muzikë, tre vite pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Ergit. Në një intervistë për “Mirage” ajo shprehet se ky ka qënë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë pasi nuk e ka të lehtë të gëzojë pas humbjes të së vëllait.

“Ka qënë një kohë e gjatë për të marrë një vendim. Nuk e dija çfarë doja ta bëja. Pata një rikthim të vogël por sërish u tërhoqa sepse kisha shumë gjëra të paqarta. Frymëzimi më vjen nga familja ime. Arritëm në konkluzionin se kam akoma shumë për të dhënë dhe për të thënë.

Nuk është e lehtë të vazhdoj sepse duhet të dukesh gjithmonë në formë dhe të gëzosh edhe nëse nuk e ndjen. Është një pjesë që kam arritur ta superoj. Ergi ka qënë dhe është pjesë e pandarë e imja. Dëshira e tij më e madhe ka qënë të më shohë sa më lart. Më mungon pjesa që i diskutonim gjërat bashkë. Vendin e tij nuk e zë askush.”

E pyetur lidhur me planin e saj për një dasmë, Bardana e ka mohuar kategorikisht duke thënë se nuk do ta vishte kurrë fustanin e bardhë.

“Jo fustanin e bardhë është diçka që nuk do ta vesh kurrë. Është zgjedhja ime. Nuk shoh asnjë arsye për të festuar,”-tha Barbana.

Vëllai i saj, gjithashtu këngëtar, Ergi Dini ndërroi jetë në nëntor të 2016-ës, pas një aksident fatal me motor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...