Dy motra binjake, nga Rusia, kanë ngjashmëri perfekte, dhe duken që janë shumë simpatike. Ato janë të famshme në fushën e modelingut, dhe në Rusi i njohin të gjithë.

Ajo që po shkakton habit e fansat e tyre lidhet me faktin se ato janë në kërkim të një mashkulli të vetëm për ta pasur të dyja.

Dëshirën e tyre ato e kanë shprehur që në 2017-ën, por mesa duket ende nuk e kanë gjetur atë “idealin”, i cili përveçse duhet që t’i dojë të dyja njësoj, duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër shumë të rëndësishëm, duhet të jetë i pasur.

Por derisa kërkesa e tyre të plotësohet, Adel dhe Alina Fakhteeva kanë vendosur që ta shfrytëzojnë sa më tepër famën që ato morën, kryesisht pas deklaratave për burrë të përbashkët, e të bëjnë sa më shumë para përmes botës së modelingut, aq sa ndoshta do të heqin dorë nga kushti që burri i përbashkët të jetë super i pasur.